Londër, drejtësi për 9-vjeçaren që vdiq nga ndotja e ajrit, hetimi i jep të drejtë familjes
Nëna e një vajze të mitur e vrarë nga ndotja e ajrit në Londër ka deklaruar se më në fund për fëmijën e saj është vënë drejtësi.
Një hetim i kryer, i njohur nga gjykata e Londrës, doli në përfundimin se ndotja e ajrit kishte dhënë një “kontribut material” për vdekjen e 9-vjeçares, e cila u dërgua në spital pasi pësoi një atak astmatik në shkurt të 2013-ës.
Prej kohësh familja kishte argumentuar se ndotja e ajrit kishte shkaktuar vdekjen e saj.
“Po të mos ishte ime bijë, fëmijë të tjerë do të vuanin. Një nga gjërat që ajo donte të dinte ishte nëse të mitur të tjerë kishin probleme nga astma ashtu si ajo. Mendoj se trashëgimia e saj do të sjellë një normë të re për ajrin e pastër dhe do të detyrojë qeveritë, jo vetëm atë britanike, por në të gjithë botën, ta marrin këtë çështje seriozisht,” – tregoi Rosamund Addo Kissi Debrah, nëna e 9-vjeçares Ella.
“Dua që pas një apo dy vjetësh të mund të them se kur hyra në një klinikë apo spital, atje kishte informacion për ndotjen e ajrit, sikurse ka për diabetin, duhanin apo obezitetin,” – u shpreh ndërkohë Stephen Holgate, ekspert i ndotjes së ajrit.
Mjekët nuk arritën ta shpëtonin 9-vjeçaren pasi ajo humbiste vazhdimisht ndjenjat.
Përpara vdekjes, e mitura vuante nga bllokimet dhe kishte kryer mbi 30 vizita mjekësore.
Si shtëpia ashtu edhe shkolla e saj ndodheshin në një zonë periferike, e konsideruar me rrezik të lartë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta