“Lufta”e vaksinave, Palestina kthen mbrapsht stokun e dozave nga Izraeli

19 Qershor 2021 | 11:21

Qeveria palestineze deklaroi se ka anuluar një marrëveshje që do t’i siguronte 1 milion vaksina anti-COVID nga Izraeli, pasi janë pranë datës së skadimit.

Kryeministri Mohammad Shtayyeh urdhëroi ministrin e Shëndetësisë që ta anulojë marrëveshjen, pasi stoku me vaksina nuk përmbushte kushtet e saj.

“Kryeministri Mohammad Shtayyeh udhëzoi ministrin e Shëndetësisë që të anulojë marrëveshjen me palën izraelite për transferimin e vaksinave dhe kthimin e atyre që u morën në Izrael. Kryeministri gjithashtu konfirmoi se qeveria refuzon të marrë vaksina që janë pranë skadimit”, u shpreh Ibrahim Melhem, zëdhënës i autoritetit palestinez.

Ndërkohë, palestinezët protestuan sërish pas lutjeve të së premtes në xhaminë Al Aksa, në Jeruzalem dhe u përleshën me policinë izraelite. Për pasojë 3 demonstrues mbetën të plagosur.

Një seri përleshjesh më të dhunshme në të njëjtin kompleks fetar ndodhën në muajt prill dhe maj, që nxitën dhe luftën 11-ditore në Gaza.

Objekti i kultit është i shenjtë për islamin dhe po ashtu për hebrenjtë, që i referohen si Tempulli i Malit, pasi ishte vendi i tempujve biblikë.

Por, ai ka qenë shpeshherë skenë e dhunës izraelito-palestineze.

Këtë herë policia nuk hyri në kompleks dhe veproi më e moderuar, ndoshta nën urdhrat e qeverisë së re të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Pas armëpushimit, Izraeli nis sulmet ndaj Hamasit

Netanyahu jo më kryeministër, por merr drejtimin e opozitës izraelite

Parlamenti i Izraelit voton qeverinë e re, merr fund dominimi i Netanyahu-t

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026