Lufta në Gaza| Australia emëron të dërguar të posaçme për trajtimin e antisemitizmit

9 Korrik 2024 | 11:11

Australia emëroi një të dërguar të posaçme për të luftuar antisemitizmin dhe për të ruajtur “kohezionin social”, në kohën e tensioneve në rritje për luftën Izrael-Gazë.

Kryeministri Anthony Albanese njoftoi se avokatja Jillian Segal do të konsultohet me drejtuesit e komunitetit dhe ekspertët e diskriminimit për ta këshilluar Qeverinë.

Pozita të ngjashme, prej vitesh, kanë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Greqia dhe Britania e Madhe.

Albanese tha se, së shpejti, do të emërohet edhe një i dërguar i posaçëm për trajtimin e islamofobisë.

Konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme është shndërruar në një çështje politike tashmë në Australi. Ai ka shkaktuar protesta të komuniteteve hebraike dhe myslimane, si dhe rritje të mprehtë të islamofobisë dhe antisemitizmit.

Konflikti ka nisur pasi Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.

Sipas autoriteteve në këtë enklavë, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta, shkruan REL.

“Australianët janë thellësisht të shqetësuar për këtë konflikt dhe shumë po lëndohen. Në kohë si kjo, australianët duhet të bashkohen, jo të përçahen”, tha Albanese të martën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026