Luftë diplomatike Rusi-BE, Moska dëbon 7 diplomatë nga Sllovakia dhe vendet baltike

28 Prill 2021 | 16:08

Rusia ka urdhëruar një grup prej 7 diplomatësh nga tre vendet baltike dhe Sllovakia që të largohen nga vendi, në një përgjigje reciproke ndaj dëbimit të punonjësve të ambasadës ruse nga këto shtete.

Ministria e Jashtme Ruse thirri ambasadorët përkatës për të urdhëruar dëbimin e tre diplomatëve nga Sllovakia, dy nga Lituania, një nga Estonia dhe një tjetër nga Letonia brenda një jave.

Veprimi i Kremlinit shënon kështu vazhdimin e luftës diplomatike mes Rusisë dhe vendeve të ndryshme evropiane, që nisi më herët gjatë muajit, kur Republika Çeke dëboi 18 diplomatë rusë për përfshirje në akte spiunazhi, konkretisht për shpërthimin masiv në një depo municionesh në vitin 2014.

E irrituar nga ky vendim, Moska zyrtare përveç se mohoi përgjegjësinë e shpërthimit, dëboi edhe 20 diplomatë çekë nga vendi.

Krahas luftës diplomatike, marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë tensionuar më tej nga paralajmërimet për sanksione për shkak të burgimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026