‘Luftë islamit politik’, Kurz kërkon përgjigje evropiane ndaj fenomenit të xhihadizmit
Bashkimi Evropian duhet të përgatisë një plan më të fortë dhe më të koordinuar për t’u përballur me fenomenin e “luftëtarëve të huaj”, që duan t’i bashkohen xhihadit islamik.
Deklarata është bërë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, një javë nga sulmi terrorist në Vjenë, që u mori jetën 4 personave dhe plagosi 22 të tjerë.
“Të hënën e kaluar ne përjetuam një sulm terrorist në Vjenë, që vazhdon të na trondisë. Jo vetëm që mori 4 jetë njerëzish, por plagosi shumë të tjerë. Dhe numri i njerëzve që do të vuajnë nga përjetimi i këtij sulmi është edhe më i lartë”, tha Kurz.
Për Kurz, terrorizmi në thelb është një akt, por ideologjia që fshihet prapa tij është një islam politik.
“Nevojitet një luftë e koordinuar kundër islamit politik, kundër bazës së ideologjisë që krijon këtë agresion ndaj shoqërisë sonë, kundër stilit tonë të jetesës. Kjo është një çështje kritike, pasi për sa kohë ideologjia ekziston do të ketë gjithmonë njerëz që do të radikalizohen”, u shpreh Kurz.
Sipas kancelarit austriak, mbrojtja e kufijve duhet të jetë pjesë e përgjigjes së Evropës ndaj militantizmit islamik. Këtë aspekt Kurz do ta diskutojë me liderët e Gjermanisë dhe Francës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta