Luftimet mes Azerbajxhanit në ditën e katërt, Macron kundër qëndrimit të Turqisë

30 Shtator 2020 | 11:56

Azerbajxhani dhe Armenia kanë shënuar ditën e katërt të luftimeve mes tyre.

Të dyja vendet vazhdojnë sulmet ushtarake me artileri të rënda duke kaluar përtej kufijve territorialë të tyre.

Si pasojë e këtyre sulmeve me dhjetëra persona kanë vdekur, qindra të tjerë janë plagosur, si dhe është shkatërruar një rajon i tërë i Nagorno-Karabakh.

Turqia nga ana e saj ka komunikuar se favorizon Azerbajxhanin, ndërkohë Rusia bën thirrje për ulje të tensioneve mes vendeve. Gjithashtu, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën, si dhe nuk pranon qëndrimin e Turqisë.

“Ne e dimë se kjo situatë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Duke thënë këtë unë kam vënë re deklarimet e Turqisë në favor të Azerbajxhanit, të cilat mendoj se janë të pamenduara mirë dhe të rrezikshme”, – tha presidenti i Francës.

Tensionet mes dy vendeve datojnë që më 1994, megjithatë shkaqe si Azerbajxhani që synon territorin Nagorno-Karabakh të administruar nga Armenia, apo pandemia, kanë hapur përsëri rrugën e një lufte të mundshme. Gjithashtu qëndrimet e njëanshme të territoreve fqinje duket se mund të tensionojnë më shumë situatën.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026