Lukashenko kërkon të pezullojë bashkëpunimin me BE-në për emigrantët
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka thënë së fundmi se Minsku mund të pezullojë bashkëpunimin me BE-në për emigracionin.
Lukashenko tha se kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj “akteve jomiqësore” të bëra nga BE dhe shtetet e saj anëtare.
Brukseli e ka akuzuar Lukashenkon se ka inkurajuar migrimin e paligjshëm drejt BE-së në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që i janë vendosur. Presidenti bjellorus ka hedhur poshtë pretendimet.
Marrëveshja e bashkëpunimit me BE-në parashikon që Minsku të marrë mbrapsht refugjatët që hyjnë në BE përmes territorit bjellorus nëse ata shkelin rregullat e qëndrimit. Kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 2020, përpara përplasjeve të muajit gusht rreth zgjedhjeve të kontestuara që e mbajtën atë në pushtet.
Një vit më vonë Lukashenko ka nënkuptuar se kjo marrëveshje do të pezullohet pasi i ka dërguar parlamentit një projektligj që do ta heqë detyrimin për t’i pritur refugjatët që kthen BE-ja.
Të mërkurën delegacioni i Brukselit në Bjellorusi akuzoi Lukashenkon se po përdor emigrantët për “një luftë hibride” dhe “destabilizim të bllokut”. Ndërkohë KE ka konfirmuar raportimet se po bën gati sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë.
Në muajin korrik Lituania shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë. Mbi 800 emigrantë u kapën teksa kalonin kufirin, thuajse dhjetëfishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ngjashëm Polonia ka shpallur situatë emergjente në kufi pas fluksit të shtuar të mijëra emigrantëve që kalojnë nga vendet fqinje.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta