Rikthimi i ‘presidentit më popullor në botë’, Lula fiton zgjedhjet në Brazil

31 Tetor 2022 | 07:34

Brazili ka marrë një kthesë në të majtë, pasi ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva mundi në zgjedhjet presidenciale presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Pas një fushate përçarëse, e cila pa dy rivalë të hidhur në anët e kundërta të spektrit politik të shkojnë kokë më kokë, Lula fitoi 50.9% të votave, shkruan BBC.

Mjaftoi të mposhte Jair Bolsonaro, mbështetësit e të cilit kishin qenë të sigurt për fitoren.

Por ndarja që kanë nxjerrë në pah këto zgjedhje, nuk ka gjasa të zhduket.

Është një rikthim mahnitës për një politikan që nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018, sepse ishte në burg dhe i ndalohej të kandidonte për postin.

Ai ishte shpallur fajtor për marrjen e ryshfetit nga një firmë ndërtimi braziliane në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës braziliane Petrobras.

Lula kaloi 580 ditë në burg para se t’i anulohej dënimi dhe t’i rikthehej përplasjes politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026