Lumenj llave në La Palma të Spanjës, re të zeza mbi ishull

3 Tetor 2021 | 11:01

Lumenj llave dhe re të zeza tymi dolën nga vullkani Kumbre Vieja, natën mes së shtunës dhe së dielës në ishullin La Palma të Spanjës.

Llava rrëshqiti në faqet e malit dhe detyroi krerët e shërbimeve të emergjencës të anulonin një urdhër drejtuar banorëve që të qëndronin në shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut.

Urdhri në fjalë ishte dhënë për disa zona të ishullit si Los Llanos, El Paso dhe Tazakorte, të cilat ndodhen afër vullkanit dhe vuajnë nga cilësia e keqe e ajrit.

Për pasojë, nisur nga hiri që ka rënë në qytezat e ishullit, zyrtarët lokalë u kanë rekomanduar njerëzve të shmangin lëvizjet e gjata, ose qëndrimin për një kohë të gjatë në ambient të hapur.

Ato thanë se grupet e cenueshme, ku bëjnë pjesë fëmijët dhe të moshuarit, duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Vullkani Kumbre Vieja nisi të shpërthente më 19 shtator dhe që prej atëherë ka shkatërruar mbi 800 godina.

Ndërkohë, rreth 6 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në ishull, që ka një popullsi prej 83 mijë banorësh dhe është një prej ishujve të shumtë që përbëjnë arqipelagun e Kanarieve në Atlantik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026