Macron, Franca dhe Islami, si u përshkallëzuan tensionet mes presidentit dhe botës myslimane
Në fillim të tetorit, presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqiste një plan për të luftuar separatizmin, me një vëmendje të veçantë mbi islamin.
“Islami është një fe që po përjeton sot krizë kudo në botë. Është e nevojshme ta çlirojmë islamin në Francë nga ndikimet e jashtme,” shprehej kreu i shtetit para një audience në veriperëndim të Parisit, vetëm 20 kilometra larg vendit ku mësuesi Samuel Paty do të vritej disa ditë më pas.
Macron pranonte se jo të gjithë myslimanët duheshin stigmatizuar. “Sfida jonë është të luftojmë kundër rrëshqitjes së disa personave në emër të fesë, duke u siguruar që ata që duan të besojnë në islam dhe janë qytetarë të republikës tonë, të mos jenë në shënjestër,” deklaroi më tej presidenti, ndërsa pranoi se Franca kishte dështuar t’i integronte komunitetet e emigrantëve, duke krijuar një hendek mes francezëve dhe të ashtuquajturave geto të vështirësisë dhe mjerimit.
Tensionet në këtë moment kishin nisur. Vrasja brutale e mësuesit Paty më 16 tetor, pasi ky i fundit i kishte treguar karikatura të profetit Muhamed nxënësve të tij, dhe komentet e mëtejshme të Macron nuk bënë gjë tjetër veçse përshkallëzuan përplasjet mes kreut francez të shtetit dhe besimtarëve myslimanë.
Ata u ndjenë të ofenduar, pasi Macron mbroi lirinë e shprehjes dhe sulmoi “islamin radikal”. Këto komente acaruan presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili akuzoi Perëndimin për “islamofobi”, ndërsa bëri thirrje që mallrat franceze të bojkotoheshin dhe që bota myslimane të niste protesta.
Një tjetër sulm do të trondiste Francën më 29 tetor, kur një agresor i mori jetën 3 personave në Bazilikën e Notre Dame në Nicë.
“Nëse jemi sulmuar sërish, është për shkak të vlerave tona: konceptit tonë për lirinë, mundësinë që këtu ne të besojmë lirisht dhe të mos i dorëzohemi terrorit. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi,” garantoi Macron pas sulmit.
Bota arabe tashmë kishte nisur bojkotin ndaj mallrave franceze, në shenjë revolte ndaj fjalimeve të presidentit. Protesta të shumta gjithashtu po zhvilloheshin në vende me shumica myslimane.
Pas këtij zemërimi, Macron dha një intervistë për rrjetin mediatik Al Jazeera, ku ai mbrojti pozicionin e tij. Presidenti sqaroi se roli i tij nuk është mbështetja për përmbajtjen e karikaturave, që u konsideruan blasfemi nga myslimanët. Roli i tij ishte vetëm mbrojtja e lirisë së shprehjes.
“E kuptoj dhe e respektoj faktin që dikush mund të tronditet nga këto karikatura, por unë kurrë nuk do ta pranoj justifikimin e dhunës fizike për to. Në vendin tim, do ta mbroj gjithnjë të drejtën për të folur, për të shkruar, për të menduar dhe për të pikturuar.”
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta