Macron përballë Marine Le Pen, më 24 prill raundi i dytë i zgjedhjeve
Dy javë vendimtare priten për të ardhmen e Francës, ku në zgjedhjet presidenciale të së dielës presidenti Macron arriti të sigurojë 27.6 % të votave ndërsa kandidatja Marinë Le Pen me 23.4%.
Të dy palët do të përballen në raundin e dytë më 24 prill ku përcaktohet se cili do të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme.
Votimi i së dielës konfirmoi rënien e partive tradicionale të qeverisjes, ku socialistët dhe republikanët pësuan humbje të thellë.
Herën e fundit Macron mundi lehtësisht Le Pen në raundin e dytë, por këtë herë Le Pen përfiton nga votat e gazetarit televiziv, Eric Zemmour, i cili gjatë fushatës u shfaq më ekstremist sesa rivalja e Macron.
Macron tha se përpjekjet nuk duhen kursyer dhe duhet të binden të gjithë për një epokë të re franceze dhe europiane.
“Në dy javët në vijim, të mos i kursejmë përpjekjet, sepse ende asgjë nuk është bërë. Le të jemi më të përulur, më të vendosur, le t’i bindim të gjithë. Në 24 prill ne mund të zgjedhim një epokë të re franceze dhe europiane. Më 24 prill le të zgjedhim shpresën, më 24 prill ne mund të zgjedhim së bashku për Francën dhe Europën”, tha Macron.
Marine Le Pen e njohur për qëndrimet e saj kundër emigracionit ka fituar pikë së fundmi pas një fushatë të fortë të përqëndruar tek kostot e jetëses dhe inflacioni, e cila tha se do të vendosë liri për popullin francez ku të vendosin vetë për lirinë e tyre dhe mbrojtjen e interesave.
“Unë do të siguroj pavarësinë kombëtare për ta bërë Francën një vend paqeje. Unë do të kthej sovranitetin e Francës në të gjitha fushat, që do të thotë liri për popullin francez që të vendosë vetë dhe të mbrojnë interesat e tyre. Unë do të kontrolloj imigracionin dhe do të rivendos sigurinë për të gjithë”, tha Le Pen.
Veterani i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon u rendit i treti, me shumë pak përqindje larg Le Pen. Ai mbajti një fjalim pas rezultateve, ku kërkoi që të mos votohet Le Pen duke mosmbështetur as Emmanuel Macron .
“Si e shihni popullin francez? Ata janë të aftë të dinë se çfarë të bëjnë. Ata janë të aftë të vendosin se çfarë është e mirë për vendin. Ne nuk do ta humbasim kurrë besimin tonë te demokracia, kështu që ju nuk duhet t’i jepni asnjë votë znj. Le Pen”, tha Melenchon.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta