‘Made in Albania’ me përkrahje shtetërore
Qeveria do japë 1 miliardë lekë në vit në formën e garancisë sovrane, për të nxitur fermerët që të investojnë në prodhimin e produkteve “Made in Albania”.
Nga kjo nismë do të përfitojnë 6,000 fermerë.
“Ne e japim këtë garanci në bankat tregtare, në kreditimin e investimeve duke ulur riskun e tyre në nivelin 50% të kolateralit, me shpresën se ju do mund të zbusni dhe nivelin e interesit për fermerët shqiptarë dhe për agro-përpunuesit’, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
I pranishëm në prezantimin e nismës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se do të mbështesin bujqësinë me kredi bankare.
“Është e qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale. Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka”, tha Sejko.
Nga garancia sovrane përfitojnë fermerët dhe agro-përpunuesit të cilët do të ndërtojnë një serë.
Ata duhet të aplikojnë në bankë për të marrë kredinë e më pas të zhvillojnë biznesin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta