Madridi zgjohet në fazën II, bizneset të pakënaqura, presin fazën e ardhshme
Kufizimet e vendosura në kuadër të bllokadës së koronavirusit u lehtësuan më tej të hënën në Madrid. Nga dita e sotme, klientët lejohen të konsumojnë vakte në bare dhe restorante dhe jo vetëm në ambientet e jashtme.
Ndërsa fëmijët lejohen të luajnë jashtë shtëpive në çdo orë të ditës dhe jo vetëm në atë të përcaktuar më herët nga autoritetet.
Por Cesar Alonso, pronar i një bari pranë zonës Las Ventas, ku ndodhet stadiumi i ndeshjeve me dema, deklaron se nuk do të hapë dyert derisa të hyjë në fazën e ardhshme, pasi kufizimet në fazën e dytë nuk i mundësojnë biznesit të tij që të fitojë.
“Problemi që kam unë gjatë fazës së dytë është se kam vetëm 6 tavolina në ambient të hapur dhe mund të shfrytëzoj 50 ose 40 për qind të tyre. Pra, 3 tavolina. Nuk mund të kthej në punë personelin për vetëm 3 tavolina, ndaj kam vendosur të qëndroj i mbyllur dhe në të ardhmen, shpresoj javës tjetër, të hapemi 100 për qind”, shprehet Alonso.
Por qytetarë të tjerë duken të kënaqur me vijimin e lehtësimeve.
“Pak nga pak po fitojmë më shumë liri, sidomos restorantet që mund të zgjerojnë ambientet e jashtme, por dhe 30 për qind e atyre që mund të punojnë brenda. Pra, pak nga pak po intensifikojmë aktivitetet dhe po kthehemi në normalitet”, thotë Cristina Fiestas, avokate.
Ndërkohë, ndeshjet e demave nisin në këtë fazë, por me kapacitete të reduktuara, me rreth 400 spektatorë.
Spanja nuk do të fillojë rihapjen e kufijve për turistët e huaj përpara 1 korrikut, ndërsa po kërkon një qëndrim unik evropian mbi sigurinë e udhëtimeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta