Maduro drejt pushtetit absolut, fiton zgjedhjet e bojkotuara nga opozita

7 Dhjetor 2020 | 20:46

Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës dhe partitë aleate zaptuan 67 për qind të vendeve në Parlamentin e vendit, në zgjedhjet e së dielës.

Rezultatet i komunikoi Këshilli Kombëtar Elektoral, sipas të cilit partia në pushtet ka fituar mbi 3.5 milionë vota, kur ishin numëruar 82 për qind e fletëvotimeve.

Parlamenti i ri do të zgjedhë 277 deputetë që do të aderojnë në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, për mandatin e periudhës 2021-2026, i cili fillon më 5 janar.

Në total, 14 mijë e 221 qendra votimi ishin përgatitur për të pritur mbi 20 milionë venezuelianë me të drejtë vote.

Sidoqoftë, në zgjedhje nuk kishte shumë opsione për shkak të bojkotit të partive të opozitës. Liderët opozitarë i kishin bërë thirrje qytetarëve që të shmangnin votimet, duke paralajmëruar se procesi ishte manipuluar nga partia në pushtet e presidentit Nicolas Maduro.

Ky i fundit, në orët e para të së hënës, përshëndeti atë që e quajti “fitorja gjigante elektorale” e partisë së tij dhe hodhi poshtë pretendimet për manipulime.

“Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën. Për 5 vitet e ardhshme ne do të kemi një Asamble të re Kombëtare që doli nga vota popullore. Njerëzit kanë zgjedhur ligjvënësit e rinj dhe ne kemi korrur një fitore elektorale gjigante”, deklaroi Maduro.

Sidoqoftë, pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët. Sipas të dhënave të vetë Këshillit Kombëtar Elektoral, ajo ka qenë vetëm 31 për qind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026