Magji në qiell, në Finlandë turistët dhe banorët shijuan spektaklin e dritave veriore
Vendasit dhe turistët në qytetin Rovaniemi në Lapland të Finlandës patën fatin dhe mundësinë të shijojnë magjinë e dritave veriore, të shfaqura në qiellin Arktik gjatë fundjavës. Dritat veriore, të njohura gjithashtu si aurora borealis, filluan vallëzimin e tyre rreth orës 10:30 duke u ofruar pamje unike fotografëve vendas dhe disa turistëve që vizitojnë Lapland në Finlandën veriore.
Aurora vijoi për disa orë dhe ndërsa dukej sikur shfaqja po mbaronte rreth orës 2 të mëngjesit, ajo u kthye edhe më e fortë, duke ndriçuar qiellin pa ndërprerje për më shumë se 30 minuta në një mori ngjyrash fluoreshente.
Fundi i Shtatorit është një kohë e mirë për të dalluar dritat veriore. Por si krijohen ato?
Dritat e Veriut krijohen si rezultat i përplasjeve të grimcave të gazta në atmosferën e Tokës, me grimca të ngarkuara me elektricitet, që janë çliruar nga atmosfera e Diellit. Ngjyra më e zakonshme aurorale, një jeshile e zbehtë në të verdhë, prodhohet nga molekulat e oksigjenit që ndodhet rreth 96 kilometra mbi Tokë.
Dritat aurorale shfaqen në shumë ngjyra, por jeshilja e zbehtë dhe roza janë ngjyrat më të zakonshme. Ngjyrat shfaqen në shumë forma, që nga retë e shpërndara e deri tek harqet, apo rreze vezulluese që ndriçojnë qiellin me një shkëlqim të magjishëm.
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit