Magyar do të pezullojë transmetimin e lajmeve në mediat shtetërore: Përhapën lajme të rreme

15 Prill 2026 | 17:01

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar ka deklaruar këtë të mërkurë se do të pezullojë transmetimet e lajmeve të transmetuesit shtetëror.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një përplasjeje të ashpër gjatë një interviste televizive ku hodhi akuza për përhapje të propagandës dhe lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

Magyar tha se mediat publike aktuale duhet të reformohen dhe të rikthehen në një shërbim të pavarur dhe objektive. Sipas tij mediat shtetëore vepruan si makineri e gënjeshtrave dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Ai e krahasoi transmetuesin shtetëror me propagandën e Koresë së Veriut, duke shtuar se aty nuk është thënë asnjë fjalë e vërtetë që nga viti 2010. Zyrtarët e transmetuesit i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në një paraqitje në radion shtetërore Kossuth, Magyar tha se pas ardhjes së tij në pushtet do të ndërmerren hapa për të rikthyer lirinë e mediave dhe për të reformuar sistemin e transmetuesit publik.

“Çdo hungarez meriton një media publike që transmeton të vërtetën”, tha ai.

Magyar shtoi se do të nevojitet kohë për të miratuar një ligj të ri për median dhe për të krijuar një autoritet të ri rregullator. Ai tha se pas formimit të qeverisë së Tisza-s, shërbimet e lajmeve të mediave publike do të pezullohen përkohësisht derisa ato të rikthejnë karakterin e tyre publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve

Astronomët kanë zbuluar një lloj sheqeri në hapësirë ​​që gjendet edhe te mjedrat, i quajtur eritrulozë. Sheqeri u gjet në atë që quhet mjedis ndëryjor: re të...
16:18 | 14/07/2026

Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet...
16:17 | 14/07/2026

Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën

Kryeministri Rumen Radev njoftoi të martën se Bullgaria nuk i përket Koalicionit të të Vullnetshmëve, ndërsa rojet e vendit të tij marshuan së bashku me...
16:12 | 14/07/2026