“Makthi ynë më i keq”-Aksident tragjik në SHBA, 6 viktima dhe 18 të plagosur (VIDEO)

15 Nëntor 2023 | 09:48

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ohio në SHBA, ku një autobus me nxënës të shkollave të mesme u përplas me një kamion.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, si pasojë e aksidentit humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Sipas Patrullës së Autostradave të Shtetit të Ohajos, tre prej pasagjerëve u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Ata u identifikuan si John W. Mosely, 18 vjeç, nga Mineral City; Jeffery D. Worrell, 18 vjeç, nga Bolivar; dhe Katelyn N. Oëens, 15 vjeç, nga Mineral City.

“Ky është makthi ynë më i keq, kur kemi një autobus plot me fëmijë të përfshirë në një aksident,” tha guvernatori i Ohajos, Mike DeWine gjatë një konference për shtyp në vendngjarje.

“Lutjet shkojnë për familjet e të gjithë atyre që ishin në autobus.”

15 prej studentëve dhe shoferi i autobusit u dërguan në spitalet e zonës, thanë zyrtarët.

Të tre personat në një nga automjetet e pasagjerëve të përfshirë gjithashtu në aksident, u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha patrulla e autostradës.

Ata u identifikuan si Dave Kennat, 56 vjeç, nga Navarra; Kristy Gaynor, 39 vjeç, nga Zoar; dhe Shannon Ëigfield, 45 vjeç, nga Bolivar.

Po ashtu bëhet me dije se në spital është dërguar edhe drejtuesi i mjetit tjetër të pasagjerëve, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes po vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026