Mali i Zi shënon regres në rrugën e integrimit në BE
Negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian duket se po pengohen nga disa kushte të paplotësuara. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka cilësuar se problemi më i madh që po e pengon këtë është sistemi gjyqësor. Pisonero bën me dije se në vend që qeveria e Malit të Zi të bëjë progres, ajo në fakt ka bërë hapa pas.
“Në mënyrë që Mali i Zi të bëjë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duhet të bëjë progres të mëtejshëm përsa i përket reformave të sundimit të ligjit, duke përfshirë përparimin në vend të ndalimit të zbatimit të reformës gjyqësore”, tha zëdhënësja e KE-së.
Pisonero tha se vendimi i këshillit gjyqësor për rizgjedhjen e presidentëve të gjykatave ka shkaktuar shqetësime. Kjo pasi nuk është në linjë me rekomandimet për pavarësinë e gjyqësorit, kusht ky që pritet të plotësohet përpara se të hapen dyert e anëtarësimit.
Burg i përjetshëm është masa e dhënë nga një gjykatë turke për 337 persona me akuzën se kanë drejtuar grushtin e shtetit të vitit 2016. Ata janë shpallur fajtorë për tentativën e rrëzimit të rendit kushtetues, tentativën për të vrarë presidentin, si dhe për krime të tjera lidhur me ngjarjen.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta