Manchester United fiton minimalisht, parakalon Chelsean në klasifikim
Nën drejtimin e Michael Carrick Manchester United ka njohur vetëm rezultate pozitive, duke fituar terren ndjeshëm në tabelën e klasifikimit. Djajtë e Kuq aktualisht e shohin veten në vendin e katërt që përkthehet si zona Champions. Pasi barazoi me West Ham pak ditë më parë, skuadra nga Manchester u rikthye te fitorja në sfidën ndaj Evertonit.
Një duel mjaft i luftuar sidomos nga vendësit, tentativat e së cilëve u ndalën nga portieri Lammens. Pjesa e parë u dominua nga djajtë e kuq, po këta të fundit nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në fraksionin e dytë, Everton luajti shumë më mirë se kundërshtari dhe ju afrua disa herë golit, por pa sukses. Shifrat ndryshuan në minutën e 71’, aty ku ishte Benjamin Sesko që përballë portierit nuk gaboi dhe i dha avantazhin Man United.
Ky ishte goli i tetë për të me fanellën e djajve. 0-1 dhe Man United merr 3 pikët të cilat e ndihmojnë të parakalojë Chelsean në klasifikim, por gjithashtu e vendosin krah skuadrave me formën më pozitive në ligë në javët e fundit. Diferenca me Aston Vilën e vendit të tretë është vetëm 3 pikë, ndërsa me kreun që mbahet nga Arsenal plot 13.
Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 09:11 Sulmet ruse vrasin katër persona në Ukrainë, mes të plagosurve edhe fëmijë
- 08:59 Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
- 08:48 Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
- 08:48 Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
- 08:45 Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës
- 08:39 Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore