Man.Utd kërkon kualifikimin përballë PSG-së, Sevilla dhe Chelsea luajnë për kreun e grupit
Ndeshja mes Manchester United dhe Paris Saint Germain është kryendeshja e mbrëmjes së sotme në UEFA Champions League.
Për momentin të ashtuquajturit “Djajtë e kuq”, janë në krye të grupit në kuotën e 9 pikëve ndërsa parisienët ndodhen të dytët me 3 pikë më pak.
Në ndeshjen e parë ishin anglezët ata që triumfuan në shifrat 2-1 dhe në ketë përballje parisienët kërkojnë hakmarrje edhe pse nuk do jetë aspak e lehtë pasi Manchester United kërkon të mbyllë çështjen e kualifikimit që këtë takim.
Në përballjen tjetër të këtij grupi Laipzgh udhëton në transfertën turke të Basaksehir.
Takim mjaft interesant edhe ai I grupit E mes Sevillas dhe Chelseat. Të dyja këto skuadra janë në kuotë të barabartë pikësh me nga 10 secila dhe kanë siguruar një biletë për më tej, kjo ndeshje do luhet për të përcaktuar kreun e grupit.
Ndërkohë që në takimet e tjera Juventus pret në Torino Dinamon e Kievit ndërsa Bracelona udhëton në transfertën hungarezë të Ferencezvarosh.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta