Mandati i tretë ”online”, Rama: Fiskalizimi i jep fund informalitetit, s’ka kosto shtesë
Procesi i ri i fiskalizimit, përveçse një hap për të luftuar informalitetin tek bizneset, do të hapë rrugën drejt një sistemi, ku arbitër do të jetë kompjuteri. Ky është synimi i qeverisë në fund të mandatit të dytë, për të cilin kryeministri deklaron se ky është mesi i rrugës dhe për të përfunduar reformën e fiskalizimit për bizneset, nevojitet edhe një mandat.
“Brenda 4 viteve të ardhshme, gjithçka do të jetë online për biznesin, marrëdhënia biznes-qeveri, biznes-biznes dhe biznes konsumator… Gjithë ajo histori e faturave dopio, dhe e lojës që i madhi bën me të voglin dhe i vogli vihet në shërbim të të madhit… do të marrë fund,” – tha kryeministri Rama.
Në konferencën me fokus ekonominë, i pyetur për kostot e fiskalizimit, për të cilat kontabilistët dhe shoqatat e biznesit kanë deklaruar se mund të shkojë deri në 1500 euro, Rama e mohoi një gjë të tillë.
“Kemi realizuar integrimin e sistemit aktual me sistemin e ri, pra nuk do jetë e nevojshme, që biznesi të flakë sistemin, por do adaptojë sistemin që ka me sistemin e ri,” – shtoi kryeministri.
Ndërkohë, në fjalën e saj, Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se prej vitit 2013 me platformat anti-informalitet të ardhurat e PBB-së janë rritur 27.4 për qind. Ajo theksoi se për këtë vit synohet që të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit vetëm nga procesi i fiskalizimit të biznesit, që do të sigurojë kjo mënyrë të re menaxhimi të taksave.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta