‘Maradona, ëndrra e bekuar’, në Argjentinë seriali që zbulon jetën e legjendës së futbollit

28 Tetor 2021 | 16:53

Një serial televiziv argjentinas po zbulon shumë sekrete mbi jetën e legjendës së futbollit Diego Maradona, i cili një vit më parë u nda nga jeta. Një rikthim i lavdisë, ku tregohet jo vetëm jeta e tij profesionale, rruga që ndoqi për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë në botë, por edhe rrëfime mbi jetën e tij të trazuar personale.

Seriali quhet “Maradona, ëndrra e bekuar” dhe është me dhjetë episode.

Seriali nis me Maradonën në moshën 40-vjeçare, në mbipeshë ku thuhet se po lufton me shëndetin e tij.

Katër aktorë luajnë  Maradonën në faza të ndryshme të jetës së tij.

Nicolas Goldschmidt luan Maradona kur ishte i ri dhe ndihet i emocionuar.

“A do t’i kishte pëlqyer Maradonës? Unë me të vërtetë shpresoj me gjithë zemër që ai do ta kishte pëlqyer. Një mik i tij më tha, ‘ne humbëm mundësinë që Diego të të urrejë dhe të të dojë’. Por me të vërtetë është një aventurë e bukur”, thotë aktori Nicolas Goldschmidt.

“Mendoj se ka shumë gjëra që nuk dihen dhe do të zbulohen sepse kanë të bëjnë me momente intime, private që do të shfaqen në këtë version”, thotë Guillermo Coppola, i cili luan rolin e menaxherit të legjendës.

Me vdekjen e Juan Domingo Peron, diktaturën ushtarake të vendit si dhe përzierjen e politikës dhe futbollit, seriali rrëfen edhe realitetin e Argjentinës në atë kohë. Seriali ishte në xhirime e sipër kur Maradona vdiq në nëntor 2020.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026