Marina ruse lëshon dy raketa hipersonike kundër anijeve në Detin e Japonisë
Në kuadër të një stërvitjeje ushtarake, marina ruse ka lëshuar disa raketa hipersonike, në Detin e Japonisë.
Lajmi u bë i ditur përmes një reagimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, ku nënvizohet se objektivi i rremë u godit me sukses nga një goditje e drejtpërdrejtë e dy raketave Moskit.
“Objektivi, i vendosur në një distancë prej rreth 100 kilometrash (62,14 milje), u godit me sukses nga një goditje e drejtpërdrejtë nga dy raketa lundrimi Moskit”, tha ministria e mbrojtjes.
Raketa P-270 Moskit është një raketë lundrimi supersonike me rreze të mesme veprimi me origjinë sovjetike, e aftë të shkatërrojë një anije brenda një rrezeje deri në 75 milje.
Ky zhvillim vjen një javë pasi dy avionë bombardues rusë, të aftë për të mbajtur armë bërthamore, fluturuan mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë në atë që Moska tha se ishte një “fluturim i planifikuar”.
LEXO GJITHASHTU:
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit