Marinari francez zbulon pa dashje vendndodhjen e luftanijes “Charles de Gaulle”

21 Mars 2026 | 19:55

Një pjesëtar i marinës franceze, duke përdorur një aplikacion për të regjistruar performancën e tij në ecje sportive ka transmetuar pozicionin e saktë të aeroplanmbajtëses së vendit të tij.

Franca e dërgoi luftanijen “Charles de Gaulle” dhe fregatat shoqëruese në Mesdhe në fillim të marsit, fare pak pas nisjes së luftës së dyshes SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Mjeti lundrues ndodhet në lindje të Mesdheut që prej 9 marsit, në kuadër të atij që presidenti Macron e ka quajtur “një angazhim tërësisht mbrojtës” në mbështetje të aleatëve.

Gazeta “Le Monde” raportoi se më 13 mars marinari bëri ecje sportive në bordin e anijes, që po lundronte në veri-perëndim të Qipros.

Sipas gazetës, këtë e tregoi aplikacioni “Strava”, i përdorur gjerësisht për aktivitete fizike, ndërkohë që pamje satelitore treguan se mjeti luftarak ndodhej në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

I njëjti marinar ka bërë ecje sportive edhe në Kopenhagën të Danimarkës në fund të shkurtit dhe në një urë në Malmo të Suedisë, ku sipas të dhënave të aplikacionit “Strava” ndodhej asokohe anija “Charles de Gaulle”.

Forcat e armatosura franceze deklaruan se masa serioze do të merren nëse raportimi i gazetës rezulton i vërtetë, pasi pjesëtarët e marinës informohen vazhdimisht për vënien në rrezik të sigurisë duke përdorur aplikacione të tilla.

Profilet në aplikacionet sportive kanë dhënë informacione të rëndësishme edhe më parë. Në vitin 2024, sërish gazeta “Le Monde” raportoi se truprojat e presidentëve Macron, Biden dhe Putin kishin dhënë pa dashje informacione për vendndodhjen e tyre teksa i shoqëronin në udhëtim.

Ndërsa në 2018-n, harta e “Strava” tregoi vendndodhjen e personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në Irak, Siri dhe Afganistan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026