Marrëdhëniet Gjermani-Britani, Merkel në Londër: Shans për një kapitull të ri pas Brexit
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u takuan të premten, me qëllim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.
Në fjalën e saj, kancelarja Merkel tha se e sheh largimin e Britanisë si një shans për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet anglo-gjermane, si dhe për të krijuar formate komunikimi që vendosin kontakte të ngushta.
“Kjo është një mundësi e mirë për të hapur një kapitull të ri marrëdhëniesh dhe për të gjetur formate të reja komunikimi. Ne parashikojmë konsulta të rregullta qeveritare, për të cilat kemi rënë dakord. Jemi të bindur se kjo do të çojë në një bashkëpunim më të gjerë dhe do të japë rezultat. Ndaj, mezi presim të punojmë me Britaninë e Madhe,” – tha Merkel.
Gjatë takimit në rezidencën e Johnson në veri-perëndim të Londrës, Merkel shprehu ndër të tjera shqetësimin për respektimin e protokollit të bashkëpunimit për Irlandën e Veriut.
Nga ana e tij, Johnson, me humor falënderoi Merkel për “thyerjen e traditës” së fitoreve të Gjermanisë ndaj Anglisë dhe e vuri theksin tek rritja e rasteve të infektimeve me variantin Delta, në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave në konferencën për shtyp, Johnson tha se nuk kishte në plan të reduktonte turmat që ndjekin ndeshjet e mbetura të kampionatit europian Euro 2020, të planifikuara për t’u luajtur në stadiumin “Wembley”.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE thotë se tensionet me Mbretërinë e Bashkuar rrjedhin nga Brexit, jo nga protokolli i Irlandës së Veriut
- 5 vjet nga Brexit: ‘Do t’ju merrnim mbrapsht’, thotë BE në sondazhin e ri
- Orkestrës së Londrës iu dha leje të udhëtojë në Francë, pavarësisht Brexit dhe COVID-19
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta