Marrëdhëniet Turqi-BE, shpresë për një fillim të ri në 2021

27 Nëntor 2020 | 19:21

Marrëdhënia e Turqisë me BE-në ka qenë gjithmonë e komplikuar. Qyteti i madh i Stambollit, që shtrihet mes Azisë dhe Evropës, sheh në dy drejtime të ndryshme sa i takon mbështetjes, tregtisë dhe diplomacisë.

Recep Tayyip Erdogan kontrollon politikën e brendshme dhe të jashtme të Turqisë që prej 2003-shit, në fillim si kryeministër e më pas si president.

Qasja e partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim ka shkaktuar një shqetësim ndërkombëtar, që ka çuar në rënien e vlerës së lirës turke dhe rritjen e inflacionit gjatë 2020-s.

“Turqia u ngrit ekonomikisht nga ideja se do të bashkohej me BE-në, se do të integrohej në bllokun evropian. Por, teksa kjo mundësi sa vjen e zbehet, kjo ka dëmtuar rëndë ekonominë turke”, komenton Borzou Daraghi, korrespondent i “The Independent”.

Bisedimet mbi hyrjen në BE janë bllokuar prej kohësh. Çështja e të drejtave të njeriut mbetet një problem shumëvjeçar e po ashtu liria e medias.

“Marrëdhëniet Turqi-BE kanë pasur ulje-ngritje. Personalisht besoj se marrëdhëniet në fjalë janë më fleksibël nga sa mund të mendojnë disa për një arsye të thjeshtë: ndërvarësia”, shprehet Ilke Toygur, nga Instituti Mbretëror “El Cano”.

Kjo tregohet qartë nga marrëveshja për ndalimin e emigrantëve. Ajo është vënë në pikëpyetje, por mbetet jetike për ndaljen e fluksit konstant të refugjatëve.

Marrëdhëniet me Greqinë mbeten të vështira. Pjesa veriore e Qipros mbetet një çështje e pazgjidhur. Ndërkohë, kërkimet për naftë dhe gaz në lindje të Mesdheut kanë çuar në përplasje.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Turqia shpresojnë për një fillim të ri në vitin 2021. Partnerë në NATO dhe ndoshta sërish partnerë në diplomaci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026