Marrëdhëniet Turqi-Greqi, takimi Erdogan-Mitsotakis në Nju-Jork
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që mbahet javën e ardhshme në Nju Jork.
Dy vendet, aleate në NATO por edhe rivale, kanë qenë në konflikt për shkak të sovranitetit në ujërat e detit Mesdhe dhe emigracionin.
Duke folur në një konferencë shtypi përpara nisjes për në Nju Jork, Erdogan tha se Turqia, që ka strehuar 4 milionë refugjatë, shumica e të cilëve sirianë, po vuan barrën më të rëndë të emigracionit dhe shtoi se vendi i tij do të marrë të gjitha masat nëse homologët e tij nuk do të veprojnë.
“Ne do të shohim vërtetësinë e sinqeritetit të tyre. Turqia nuk është shërbëtori i askujt. Ne duhet të shohim hapat që duhen marrë nga pala tjetër. Nëse ata nuk veprojnë, ne do të marrim vendimet tona,” – u shpreh presidenti turk.
Mitsotakis deklaroi të premten se Turqia ishte një partner i rëndësishëm për frenimin e një vale të re emigrantësh, ndaj dhe ka nevojë për mbështetje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta