Marrëveshja mes Amber Heard dhe Johnny Depp, aktori merr 1 mln $
Amber Heard dhe Johnny Depp kanë vendosur t’i japin fund procedurave ligjore të ngritura kundër njëri-tjetrit dhe të bien dakord për një zgjidhje.
Avokatët e ish-bashkëshortëve përfunduan një marrëveshje sipas të cilës kompania e sigurimeve që përfaqësonte Heard do t’i paguante Depp-it vetëm 1 milion dollarë dëmshpërblim, duke mbyllur përfundimisht çështjen.
Heard ka publikuar një deklaratë të gjatë në Instagram, në të cilën ka shpjeguar arsyen pse ka rënë dakord për zgjidhjen.
“Pas shumë mendimeve, kam marrë vendimin e vështirë për të zgjidhur një çështje shpifjeje të ngritur kundër meje nga ish-bashkëshorti im në Virxhinia. Është e rëndësishme për mua të them se nuk e zgjodha kurrë këtë. Unë u mbrojta për të vërtetën time. Fyerja në rrjetet sociale me të cilën u përballa është një version i përforcuar i mënyrës sesi gratë riviktimizohen kur flasin. Tani më në fund kam një shans të largohem nga diçka që u përpoqa të largohesha gjashtë vjet më parë dhe me kushte që mund të pranoj, nuk kam pranuar asgjë, nuk kam bërë asnjë lëshim, nuk ka asnjë kufizim apo pengesë për respektimin e zërit tim për të vazhduar”, shkruan Heard.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta