Marrëveshja për nëndetëset, kryeministri australian: Vepruam në bazë të interesave tona kombëtare

19 Shtator 2021 | 11:50

Australia mbrojti të dielën vendimin për prishjen e marrëveshjes për nëndetëset me Francën, për të cilin deklaroi se Parisi zyrtar ishte njoftuar muaj më parë.

Reagimi erdhi pas arritjes së akordit të ri me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, që shkaktoi irritimin e qeverisë franceze.

Në vitin 2016, qeveria në Kanberra arriti një marrëveshje me Grupin Detar të Francës për ndërtimin e një flote nëndetësesh, që tashmë do të zëvendësohet me paktin për pajisjen me 8 nëndetëse me fuqi bërthamore, me teknologji amerikane dhe britanike, në kuadër të një marrëveshjeje trepalëshe.

Lëvizja acaroi Francën, duke detyruar presidentin Macron të thërrasë për konsultime ambasadorët në Shtetet e Bashkuara dhe Australisë.

Në reagimin e tij, kryeministri australian, Scott Morrison tha se e kuptonte zhgënjimin e Francës për anulimin e marrëveshjes 40 miliardë dollarëshe, por theksoi se Australia duhet t’i marrë gjithmonë vendimet në favor të interesave të saj.

“Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre, por në të njëjtën kohë, Australia, si çdo vend tjetër sovran, duhet t’i marrë vendimet në përputhje me interesat e saj kombëtare dhe kjo është ajo çfarë kemi bërë në këtë rast”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, kjo situatë e ka vendosur Uashingtonin në një krizë të paprecedentë diplomatike me Francën, që analistët thonë se mund të dëmtojë aleancën mes tyre, si dhe vë në dyshim përpjekjet për bashkim që administrata e presidentit Biden po kërkon për t’i bërë ballë fuqisë në rritje të Kinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026