Marrëveshja post-Brexit, BE paralajmëron Britaninë: Shkelje e një detyrimi të mirëbesuar
Bashkimi Europian i ka dërguar Britanisë një letër që e njofton për shkeljen e marrëveshjes post-Brexit dhe i kërkon të rishikojë këtë konflikt deri në fund të muajit tetor.
Marrëveshja e shkelur nënvizonte se Britania të hiqte dorë nga disa pjesë problematike të projektligjit për tregun e brendshëm, që mund të cenonin protokollin lidhur me Irlandën e Veriut.
“Siç e dini, ne i kishim ftuar miqtë tanë britanikë që deri në fund të shtatorit të hiqnin pjesët problematike të projektligjit të tyre të tregut të brendshëm. Ky projektligj është nga natyra një shkelje e detyrimit të mirëbesuar dhe përcaktuar nga marrëveshja e tërheqjes. Për më tepër nëse ky projektligj miratohet do të jetë në kundërshtim të plotë me protokollin lidhur me Irlandën. Afati për Britaninë mbaroi dje”, – tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje, kjo mund të çojë në vendosjen e taksave për tregtinë në kufijtë e Britanisë dhe Irlandës që është pjesë e Bashkimit Europian.
“Komisioni ka vendosur t’i dërgojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar një letër-njoftim formal. Ky është hapi i parë që ndërmerret në një procedurë shkeljeje. Letra fton qeverinë britanike të dërgojë deklaratat e saj brenda muajit. Krahas kësaj, Komisioni do të punojë fort për sa i përkwt zbatimit të plotë dhe në kohë të marrëveshjes së tërheqjes. Ne i qëndrojmë besnik zotimeve tona”, – u shpreh znj. Von der Leyen.
Letër-njoftimi ka hapur një proces zyrtar lidhur me polemikat e kësaj çështjeje, e cila mund të përfundojë me sanksione nga Bashkimi Europian kundër Britanisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta