Masakër në Meksikë, vriten me breshëri plumbash 12 persona brenda lokalit

16 Tetor 2022 | 19:06

Persona të armatosur të paidentifikuar kanë hapur zjarr në një lokal në qytetin qendror të Meksikës, Irapuato, duke vrarë 12 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes të vdekurve janë dhe 6 gra.

Situata është e rënduar në Meksikë për shkak të luftës së bandave ku në shtetin Guanajuato, kjo është masakra e dytë në më pak se një muaj.

Motivi i të shtënave nuk është i qartë, por dyshimet kryesore janë për hakmarrje mes bandave të drogës.

Më herët, më 21 shtator, persona të armatosur qëlluan për vdekje 10 persona po në një sulm në një lokal, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fillim të tetorit, persona të armatosur, të dyshuar të lidhur me një bandë droge vranë 20 njerëz, duke përfshirë një kryetar bashkie.

Kjo situatë ka sjellë shqetësim të shtuar te qytetarët dhe autoritetet qendrore meksikane.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026