Masat anti-COVID në Europë, Franca heq bllokadën dhe rikthen shtetrrethimin, në Spanjë bien infektimet

11 Dhjetor 2020 | 11:44

Franca do të heqë bllokadën kombëtare 6 javore më 15 dhjetor, por do të vendosë një shtetrrethim nga ora 8 e mbrëmjes e që do të përfshijë natën e Vitit të Ri.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Jean Castex ditën e enjte.

Ndërkohë, muzetë, teatrot, kinematë dhe subjekte të tjera do të mbeten të mbyllura edhe për 3 javë të tjera.

“Jemi në një territor të paqëndrueshëm. Numri i infektimeve nuk po bie dhe madje ka tendencën të rritet lehtshëm në ditët e ardhshme. Fitorja jonë është ende larg,” – u shpreh kryeministri francez, Jean Castex.

Në Spanjë, Instituti Kombëtar i Statistikave vlerëson se 45 mijë e 684 persona humbën jetën në periudhën mars-maj për shkak të COVID. Sipas të njëjtit burim, mes grupit të sëmundjeve infektive, COVID ishte shkaku kryesor i vdekjeve.

Sidoqoftë, infektimi në vend ka rënë, me thuajse të gjitha rajonet që regjistrojnë nën 300 raste për 100 mijë banorë.

“Trendi po bie. Sikurse thamë javën e kaluar, kjo nuk duhet të na shtyjë të bëjmë gabime. Situata nuk është e mirë. Po ecim në drejtimin e duhur, por sigurisht jemi ende shumë larg asaj që dëshirojmë,” – sqaroi Fernando Simon, drejtor i Qendrës për Shëndetin dhe Emergjencat.

Ndërkohë, në Berlin autoritetet duan të mbyllin dyqanet dhe të zgjasin pushimet e Krishtlindjes në mënyrë që të vënë pandeminë nën kontroll.

Kryebashkiaku Michael Muller deklaroi se do të kërkojë aprovimin e këshillit bashkiak të martën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026