Masat antiCOVID, Izolim total në Austri. Kufizime në Zvicër, Sllovaki e Suedi
Zvicra do të mbyllë baret dhe restorantet për një muaj nga e marta e ardhshme për të frenuar kurbën e coronavirusit.
Dyqanet do të mbeten të hapura bashkë me pistat e skive, por sportet e tjera, sallonet e bukurisë, bibliotekat dhe muzetë do të mbyllen.
Masat në nivel kombëtar vijnë pas rritjes së kuotës së infeksioneve në vend.
“Situata dhe evolucioni i pandemisë nuk po arrin objektivat tona. Ka një rritje të infeksioneve në Zvicër, në të gjitha kantonet e mëdha. Kuota e riprodhimit të virusit po ngjitet. Duhet të monitorojmë situatën për një kohë të gjatë, pasi problematika u verifikua vetëm pak ditë më parë”, deklaroi Alain Berset, ministër i Shëndetësisë.
Austria ndërkohë ka njoftuar se do të hyjë për herë të tretë në izolim total pas Krishtlindjes.
Shkollat, dyqanet, baret dhe restorantet, por dhe resortet e skive, do të mbyllen dhe do ketë një shtetrrethim 24-orësh deri më 18 janar.
Një aspekt i ri do të jetë testimi me detyrim në mënyrë që njerëzit t’u rikthehen aktiviteteve shoqërore nëse testi rezulton negativ.
Sllovakia do të mbyllë gjithashtu dyqanet e panevojshme dhe do kufizojë lëvizjet e njerëzve si pazarin dhe punën duke nisur nga e shtuna, për 3 javë.
Shumica e shërbimeve do të mbyllen, por sportet individuale do lejohen.
Vendimi erdhi pasi kryeministri sllovak Igor Matovic rezultoi pozitiv me coronavirus të premten.
Edhe Suedia po përforcon kufizimet kombëtare. Nga 24 dhjetori njerëzit do të punojnë nga shtëpia dhe do të ketë një kufizim të personave që mblidhen në ambjente të mbyllura.
Qeveria vendosi sërish kundër një izolimi total, që do të ishte i pari.
Masat do të përfshijnë gjithashtu mbajtjen me detyrim të maskës në transportin publik dhe ndalimin e shitjes së alkoolit në bare dhe restorante nga ora 8 e mbrëmjes.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta