“Mashtrim masiv në Filadelfia”, Trump ngre akuza për manipulim zgjedhor

6 Nëntor 2024 | 00:48

Kandidiati republikan, Donald Trump ka ngritur akuza për “mashtrim masiv” në Filadelfia gjatë zgjedhjeve në SHBA, duke aluduar për mundësinë e manipulimeve zgjedhore në këtë qytet të Pensilvanisë.

Në një postim të tij në mediat sociale, Trump deklaroi: “Po flitet shumë për mashtrime masive në Filadelfia. Policia po vjen!!!”, duke nënkuptuar se mund të ishin kryer veprime të paligjshme që do të kërkonin ndërhyrjen e forcave të rendit.

Megjithatë, Departamenti i Policisë së Filadelfisë, i cili u kontaktua nga media CNN, ka mohuar të ketë ndonjë informacion ose raport për ndonjë problem zgjedhor që do të kërkonte përgjigje nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026