Mashtrim për vaksinat anticovid, agjencitë hetuese këshillojnë për kujdes

5 Janar 2021 | 16:29

Mashtruesit e internetit kanë filluar të shesin doza të rreme vaksinash anticovid me anë të E-maileve apo mesazheve në platformat online. Ndërsa miliona persona duhet të presin me muaj për të marrë dozat e vaksinave anticovid, shumë mashtrues janë duke i joshur qytetarët me pretendimin se mund t’i transportojnë medikamenët brenda disa ditësh kundrejt një çmimi prej gati 150 dollarësh.

Qeveritë evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke paralajmëruar publikun që të kenë kujdes, pasi shumë mashtrime lidhur me vaksinat për COVID-19 janë në rritje e sipër. Gjithashtu shumica e agjencive hetuese kanë paralajmëruar se në internet po mundohen të vjedhin  para apo të dhëna personale nga konsumatorët që bien pre e kurtheve lidhur me vaksinat.

Sipas një kërkimi në internet nga agjencia e Reuters, në një program të quajtur Telegram janë gjendur 7 oferta të ndryshme rreth pretendimeve për vaksinat.

Një mashtrues pretendonte se shiste vaksina nga Moderna apo kompanitë Pfizer dhe BionTech me një çmim nga 150 deri në 180 dollarë, si dhe nga AstraZeneca ku vaksinës anticovid I ishte vënë një çmim më i ulët prej 110 dollarësh.

Gjithashtu edhe në site të tjera në internet, si Agartha, ofrohen shishka me doza të vaksinave të ndryshme me çmime që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë.

FBI-ja amerikane, Interpoli dhe agjenci të tjera kanë paralajmëruar se vazhdon qarkullimi I skemave të ndryshme të cilat mundohen të reklamojnë apo të shesin medikamente kundër COVID-19, që mund të vënë në rrezik jetën e individëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026