‘Mashtroi për zgjedhjet’, ish-avokatit të Trump i pezullohet licenca e avokatisë
Rudy Giuliani-t, ish-avokati dhe një nga aleatët më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i është hequr licenca e avokatit në New York.
“77-vjeçari, si avokat i Donald Trump komunikoi deklarata të rreme për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun e gjerë si avokat i ish-presidentit Donald J. Trump dhe fushatës Trump, në përpjekje për të rizgjedhur manjatin në vitin 2020″, ishte ky arsyetimi gjykatës.
Pezullimi i licencës së tij të ligjit shënon një rënie për ish-kryebashkiakun e qytetit të New York-ut, dikur i konsideruar si një forcë në qarqet ligjore.
Megjithatë, në vitet e fundit, reputacioni i Giuliani-t ka pësuar rënie, pasi ai ka qenë nën hetim për lobim të paligjshëm.
Pas vendimit të gjykatës, Giuliani reagoi duke u shprehur se komentet e tij nuk ishin një kërcënim për publikun.
Ndërsa, djali i tij, Andrew, i cili kandidon për guvernator në shtetin e New York-ut për Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ngriti akuza për paragjykim, sepse pesë anëtarët e gjykatës, sipas tij ishin të afërt të Partisë Demokratike.
“Kjo është thjesht e pabesueshme për të parë se sa e politizuar është bërë e gjithë kjo. Unë jam i zemëruar nga e gjithë kjo dhe çdo amerikan që beson se një sistem i pavarur i drejtësisë, kjo po ndjek një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Trump”, u shpreh Andrew Giuliani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngrihet një tjetër komision hetimor për sulmin ndaj “Capitol Hill” në SHBA
- Shembet ndërtesa 12-katëshe në Florida, një i vdekur dhe 50 të humbur
- Dhunë, kërcënime dhe pushime të mohuara: Si ndikoi pandemia në zinxhirin e prodhimit në vitin 2020
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta