Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali
Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.
Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët, ndërsa pjesa tjetër do të votojë pas një jave.
Kryeministri Antonio Costa, i cili ka udhëhequr për dy mandate që nga 2015, ishte një nga personat që votoi këtë të diele.
“Votimi është momenti më i rëndësishëm i demokracisë. Është një çast unik ku vetëm qytetarët vendosin cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve, çfarë ata duan për të ardhmen e tyre, duke zgjedhur përfaqësuesit. Pjesëmarrja në procesin zgjedhor është akti më i rëndësishëm i jetës demokratike dhe dua t’i apeloj gjithë portugezëve të ushtrojnë sot të drejtën e tyre, nëse janë regjistruar për votimet e hershme ose pas një jave”, u shpreh António Costa, kryeministër i Portugalisë.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pasi kryeministri nuk ia doli të siguronte mbështetje për buxhetin e propozuar për 2022.
Kjo ishte hera e parë që prej 1974 që një buxhet refuzohej.
Këto zgjedhje mund të bëjnë që partia e ekstremit të djathtë, Chega, që u fut në parlament për herë të parë me vetëm një mandat në zgjedhjet e 2019, të përfitojë më shumë.
Sondazhet i japin thuajse 7% mbështetje, që do ta bënte këtë parti forcën e tretë më të madhe në parlament.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta