Mbërrijnë votat e diasporës, posta mbledh zarfet e para, pritet të shprehen 102 mijë votues
Të 102 mijë e 100 votuesit që jetojnë jashtë Kosovës dhe kanë aplikuar të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, tashmë kanë nisur të dërgojnë votat e tyre, një proces që do të zgjatë deri me 12 shkurt.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës ka saktësuar se fletëvotimi nga jashtë vendit, duhet të pranohet nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve, pra periudha e votimit përmes postës do të mbyllet deri me datë 12 shkurt dhe deri në këtë kohë, KQZ-ja duhet të pranojë fletëvotimet të cilat vijnë përmes postës”, u shpreh Valmir Elezi-Zëdhënës i KQZ-së.
Megjithatë, jo të gjithë ata që jetojnë jashtë Kosovës janë të interesuar të votojnë, Madje, disa e quajnë të padrejtë faktin që këta persona paguajnë taksa në shtete të tjera kurse mund të jenë faktor vendimmarrës në fatet e Kosovës.
“Një, unë jetoj e punoj në Amerikë, i paguaj taksa shtetit amerikan dhe rrjedhimisht më duket e pandershme që të votoj për zgjedhjet në Kosovë, meqë as nuk i paguaj taksa shtetit të Kosovës, e as nuk ballafaqohem me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët kosovarë. Dy, i takon qytetarëve të Kosovës që ta bëjnë ndryshimin dhe tre, momentalisht asnjë parti politike në Kosovë nuk e meriton votën time, prandaj kam vendosur të abstenoj”, shprehet Sebahate Shala, shtetase kosovaro-amerikane
Dikur gazetare në Prishtinë, Shala thotë se nuk ka votuar në zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2010, por ka votuar në zgjedhjet amerikane në vitin 2020, meqë tashmë jeton atje. Sidoqoftë, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës.
Drejtues të Postës së Kosovës konfirmuan për Euronews Albania se kanë marrë të gjitha masat që të gjitha votat që do të mbërrijnë nga diaspora të procedohen me kohë.
Të drejtë vote kanë 1,7 milionë kosovarë që janë 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka larguar nga lista 122 mijë e 421 persona të cilët mbajnë aktualisht vetëm dokumente të UNMIK-ut dhe 11 mijë e 86 që janë konfirmuar të vdekur.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:29 Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
- 09:27 Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse
- 09:25 Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia
- 09:20 Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratat
- 09:11 LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë
- 09:10 Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët