Mbërrin anija termocentral/ Protestë në Vlorë: Djeg 600 ton naftë për të energji
Ka mbërritur mëngjesin e sotëm TEC-i i parë lundrues për prodhimin e energjisë elektrike. Ai do të vendoset në portin e peshkimit ndërsa do të lidhet me rrjetin e nevojshëm të energjisë atë të TEC- it ekzistues në Vlorë. Sipas ambientalisteve kjo do të ketë kosto të mëdha jo vetëm ekonomike por edhe sa i perket turizmit dhe mjedisit.
Sipas specialisteve ky TEC do të mbulojë rreth 5 përqind të kërkesës së energjisë elektrike në vend. Problematikat e shtruara nga ambientalistët kanë bërë që ditën e sotme ata të zhvillojnë një protestë nën moton “nuk e japim Vlorën” duke ftuar edhe qytetarët vlonjatë të bëhen pjesë e kësaj iniciative.
Ambientalistët thonë se emetimet nga anija, e cila do të djegë rreth 600 ton naftë në ditë janë tejet të rrezikshme për bregdetin e Vlorës.
“Jemi të angazhuar për të reaguar për diçka që po ndodh sot, por që mund të ketë pasoja të rrezikshme për të gjithë gjirin e Vlorës në 30 vitet e ardhshme. Protesta do të vazhdojë në ditët në vijim. Çështja është shumë serioze. Kjo anije ka të inkorporuara dy platforma që do të instalohen te triporti, porti te peshkatarëve. Dy platforma super gjigande që do të djegin 600 ton naftë të rëndë në ditë. Kjo është katastrofë. Kjo sasi nafte që do të digjet është sikur 100 mijë makina të bëjnë xhiro 100 kilometra brenda ditës. Jo vetëm katastrofë mjedisore por edhe ekonomike, sidomos për turizmin. Nuk mund të bashkëjetojë një turizëm me një industri nafte, me super emetimet. Është një gjenerator përbindësh”- shprehet Lavdosh Ferruni.
“Nga përllogaritja që kemi bërë me specialistë janë 700 – 800 milion për dy vjet. Është bërë kontrata në cash për 24 muaj por me një klauzole të çuditshme që për 4 muajt e çuditshme qe fundit mund të ndërpritet. Por 4 muajt e fundit janë 12 milion euro, ndërsa subjekti detyrohet te kthejë vetëm 25% që do të thotë që mund të largohet për 29 muaj dhe për këtë do të marrë 9 milionë euro pa asnjë punë të bërë. Nëpërmjet ndotjes së ajrit dhe të ujërave krijon shqetësim për jetën e njerëzve afërsisht Vlora, Narta dhe Zverneci, ndikon ne gjithë florën dhe faunën e mjedisit detar sepse bën qarkullimin e ujerave te nxehta deri ne 200 mijë ton në ditë që rrisin dite temperaturat mbi 14 gradë të ujërave detare duke rrezikuar gjallesat e detit.”- shton ambientalisti, Niko Dumani
Sakaq protestuesit thonë se kjo nuk është vetëm katastrofë mjedisore, por edhe ekonomike, pasi një bregdet i ndotur largon turistët nga vendit.
“Duam të qajmë këtë hall si investitor në fushën e turizmit. Nëse do na thoshin se Vlora do të shndërrohej në industri nafte do të kishim investuar në cisterna nafte,”- tha Qetesor Ferruni.
Ka edhe qytetarë qe mendojnë se një iniciativë e tillë duhet përkrahur, gjithmonë nëse nuk shkakton ndotje.
“Mua me duket një gjë pozitive sepse te ai TEC janë harxhuar 200 mijë euro. Nëse ka teknologji moderne nuk do te ndoti ambientin. Unë kam qenë shefi i inspektoriatit të shëndetësisë së Vlorës, për 35 vjet jam marrë me mjedisin, kur kishim fabrikat që ndotnin çdo gjë. Në Kanada nuk të lënë të bësh kështu.”- shprehet qytetari.
Një nga dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, mbërriti sot në Portin e Vlorës.
Anija-impiant gjenerues termik do të vendoset në gjirin e Vlorës, në portin e peshkimit dhe do të lidhet me nënstacionin e TEC-it të Vlorës pjesë e rrjetit kombëtar të energjisë.
Dy anijet e marra me qira, sipas qeverisë pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji ndërsa sipas ambientalistëve vetëm 5 përqind. Anija speciale do te qëndroje në spirancë deri ne ndërtimin e kalatës së nevojshme për ankorimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon