Mbesa e Khameneit arrestohet për mbështetje të protestave anti-regjim
Represioni i ashpër i demonstratave paqësore të qytetarëve iranianë, që kërkojnë të drejta dhe liri nuk po kursen askënd.
Në pranga ka rënë të enjten edhe Farideh Moradkhani, mbesa e udhëheqësit suprem Ali Khamenei, i cili prej dy muajsh po sheh regjimin e tij t’i lëkundet për shkak të protestave që janë shtrirë në çdo qytet.
E njohur si aktiviste politike për të drejtat e njeriut, Moradkhani është arrestuar në Teheran pse mbështeti manifestuesit, që vijojnë rebelimin pavarësisht qindra viktimave dhe mijëra arrestimeve.
Gjithçka nisi në shtator pas vdekjes së adoleshentes Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë teksa ndodhej në duart e policisë, që e kishte arrestuar për shkelje të ligjit islamik me veshjen e saj.
Sipas OKB-së, që atëherë 14 mijë persona janë arrestuar. Organizata kërkon që përdorimi “i panevojshëm dhe i tepruar” i forcës në Republikën Islamike të marrë fund sa më parë.
Arrestimi i mbesës së liderit suprem u konfirmua nga vëllai i saj, Mahmoud Moradkhani, edhe ai kundërshtar i regjimit që jeton në Francë.
Sipas tij, gruaja 36-vjeçare u arrestua dhe u dërgua në burg këtë të enjte, kur u paraqit në zyrën e një prokurori në kuadër të një urdhri gjykate.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta