Mësymja e Kongresit, humb jetën një grua

6 Janar 2021 | 20:12

Policia konfirmoi mbrëmjen e së mërkurës se një grua humbi jetën gjatë mësymjes që mijëra mbështetës të Presidentit Donald Trump i bënë Kongresit amerikan.

Autoritetet thanë se gruaja kishte marrë plagë në gjoks të shkaktuara nga armë zjarri. Lajmi për plagosjen e saj qe njoftuar nga mediat lokale teksa për rreth tre orë mijëra mbështetës të Trump mësynë rezidencën shtetërore të njohur ndryshe si Capitol Hill në shenjë revolte ndaj asaj që vetë Presidenti Trump e ka quajtur si “vjedhje e zgjedhjeve”.

Policia njoftoi se arrestoi 13 persona, disa prej të cilëve tha se u gjeti armë. Situata e paprecedentë në SHBA ndodhi teksa në Kongres po mbahej seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesëve dhe Senatit për të mbledhur votat e delegatëve të Kolegjit Zgjedhor, vota të cilat do të certifikojnë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Mirëpo mbështetës të Presidentit në detyrë Trump mësynë mjediset e Capitol Hill e më pas ato të Kongresit duke pezulluar seancën që pritej të konfirmonte mandatin e Joe Biden si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Trump i kishte kërkuar zëvendës-presidentit Mike Pence, i cili gjatë seancës mbante rolin e përfaqësuesit të delegatëve, që të kërkonte në Kongres revokimin e mandatimit të Biden mbi bazën e pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve.

Pence deklaroi se nuk kishte mundësi të kundërshtonte mandatimin e Biden, pavarësisht presionit dhe pas kësaj Trump reagoi në Twitter duke thënë se “ai nuk pati kurajon të bënte atë që duhej bërë për të mbrojtur vendin dhe Kushtetutën”.

Më herët Trump i qe drejtuar mijëra simpatizantëve të tij, të cilët qenë mbledhur në Washington në shenjë mbështetjeje se “ata nuk do të tërhiqen kurrë”.

Për rreth tre orë mijëra protestues u përplasën me forcat e policisë teksa thyen xhama dhe orendi të zyrave të Kongresit. Pak pasi situata u vu në kontroll dhe shumica e zyrtarëve u larguan të sigurt, Zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nency Pelosy njoftoi se ligjvënësit do të mblidhen sërish për të vijuar me numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, Joe Biden fitoi 306 nga 270 delegatë të mundshëm të Kolegjit Zgjedhor për të siguruar mandatin. Nga ana tjetër Donald Trump fitoi vetëm 232 delegatë.

Në votë popullore Biden mori rreth 7 milionë vota më shumë se sa Trump, ndërkohë që ky i fundit pretendoi se në disa shtete të pretenduara nga republikanët rezultati u manipulua. Për këtë republikanët nisën dhjetëra padi gjyqësore të cilat u rrëzuan nga gjykatat.

Përditësuar në 00:20

Lexoni gjithashtu:

Trazirat në Kongres, reagojnë Biden dhe Trump

BE thirrje për tranzicion paqësor të pushtetit në SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026