”Mbështetje e palëkundur”, deputetët konservatorë krah ish-presidentit Sarkozy pas dënimit
Një numër deputetësh të parlamentit francez deklaruan mbështetjen e tyre të palëkundur për Nicolas Sarkozy pasi ky u dënua me 3 vite burg për korrupsion.
Ish-presidenti i Francës u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe korrupsion për një rast të vitit 2014 ku në shkëmbim të një informacioni për një çështjeje në dëm të tij i kishte premtuar ngritje në detyrë një gjykatësi.
Gjykata e dënoi me tre vite burg, nga të cilat 66-vjeçari do të kalojë vetëm një vit pas hekurave, ndërsa dy të tjerat iu pezulluan me kusht.
Sarkozy i kishte mohuar akuzat. Ndërkohë në rrjetet sociale disa anëtarë të partisë Republikanët (Les Republicans) që cilësohet si konservatore, e kundërshtuan vendimin.
“Mbështetje e palëkundur për Nicolas Sarkozy” – shkroi në Twitter kryetari i Republikanëve Christian Jacob.
“Ashpërsia e dënimit të zgjedhur është absolutisht jo-proporcionale dhe zbulon qëndrueshmërinë e gjyqësorit si një institucion tashmë mjaft i kontestuar,” – vijoi në deklaratë Jacob.
“Do të doja të shprehja mbështetjen dhe miqësinë time përballë kësaj sprove,” – shkroi në Twitter Annie Genevard, ish-sekretare e përgjithshme e republikanëve, e cila tha se kishte mbetur e shtangur nga vendimi.
Dënimi i Sarkozy-it është i pari në historinë e kohës moderne për Francën ku një ish-president dënohet me burg, edhe pse ky dënim mund të shërbehet në arrest shtëpie.
Ish-kryeministri François Fillon, i cili drejtoi qeverinë në kohën e presidencës së Sarkozy-it, u dënua në qershor 2020 me 5 vite burg – përfshirë dy vjet punë në një fermë, – për përvetësim të fondeve, fshehje dhe abuzim të kompanive publike.
Sarkozy u tërhoq nga politika pasi dështoi të merrte votëbesimin nga partia e tij për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2017, zgjedhje të cilat i fitoi Emmanuel Macron.
Sidoqoftë Sarkozy do të përballet me një tjetër seancë gjyqësore këtë muaj, bashkë me 13 persona të tjerë të akuzuar për financimin me fonde të paligjshme të fushatës së vitit 2012 për zgjedhjet presidenciale.
Lexoni gjithashtu:
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta