Mbi 1 mijë eurodeputetë thirrje Izraelit për të ndalur aneksimin dhe paralajmërojnë për pasoja

24 Qershor 2020 | 15:47

Mbi 1 mijë eurodeputetë kanë kundërshtuar planin e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor në një letër të publikuar të mërkurën.

Ligjvënësit ka shprehur shqetësimin e tyre serioz për një plab të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës, i cili do të lejonte aneksimin e rreth 30 për qind të territorit të Bregut Perëndimor.

“Jemi shumë të shqetësuar për precedentin që kjo mund të krijojë për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi”, shkruhet në letër.

“Jemi po ashtu thellësisht të shqetësuar për impaktin që kjo do të kishte në jetën e izralitëve dhe palestinezëve, si dhe për krijimin e një situate të paqëndrueshme në rajonin tonë fqinj”.

“Europa duhet të udhëheqë rrugën e bashkimit të aktorëve ndërkombëtarë për të shmangur aneksimin dhe për të mbrojtur perspektivën e një zgjidhjeje për të dyja shtetet e po ashtu edhe të konfliktit”, shkruhej më tej në letrën e eurodeputetëve.

Letra, e firmosur nga 1.080 eurodeputetë të 25 shteteve, e ka zanafillën nga disa figura të shquara izraelite. 

Ata kanë argumentuar se plani “Vizioni për Paqe” i prezantuar nga administrata e presidentit Donald Trump “i largohet parametrave dhe parimeve të pranuara në rang ndërkombëtar”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se aneksimi do të vendoset përmes votës e cila pritet të mbahet më 1 korrik.

Plani i paqes së Trump është kritikuar gjerësisht pasi mban më tepër anën e Izraelit, ndërsa autoritetet palestineze kanë bojkotuar bisedimet.

Sipas këtij plani, shteti palestinez do të ishte me përmasa më të vogla nga ç ‘ishte imagjinuar si dhe i ndarë në disa pjesë të veçuara nga njëra-tjetra. Gjithashtu, ndryshon përkufizimin e statusit të refugjatit të palestinez duke reduktuar ndihmat që ata marrin dhe duke i ndaluar shtetit të ardhshëm palestinez mundësinë për të pasur forca sigurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026