Grafika: 10 vendet më të prekura nga COVID-19 në botë deri më tani

28 Shtator 2020 | 08:54

Kanë kaluar 202 ditë që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë.

Virusi vdekjeprurës i ka marrë jetën më shumë se 1 milion personave në botë, ndërsa numri i të infektuarve është 33,311,425, sipas të dhënave nga Worldometers

Euronews sjell këto grafika ku shpjegohet se cilat vende kanë pasur më shumë viktima deri më tani.  

Lista e kryeson SHBA me 209,453 viktima që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Brazili është aktualisht vendi i dytë më i prekur në botë nga coronavirusi me 141,776 viktima.

Edhe India ka shënuar një numër të lartë personash të cilët nuk i kanë mbijetuar dot pandemisë (95,574) ashtu si dhe Meksika.

Katër vendet europiane me vdekshmërinë më të lartë janë: Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Spanja.

Për sa i përket vdekjeve për 100 mijë banorë, Belgjika, Andorra dhe Spanja renditen si vendet me më shumë viktima në Europë, respektivisht me 88.2, 73.9 dhe 67.3.

Virusi nuk ka kursyer vendet europiane, të cilat për një kohë qenë epiqendra e pandemisë.

“Do të bëhet më e vështirë. Do të ketë më shumë viktima në tetor dhe nëntor”, tha më 14 shtator Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026