Mbi 100 emigrantë humbin jetën brigjeve të Libisë prej detit të trazuar

23 Prill 2021 | 18:45

Mbi 100 emigrantë besohet të jenë mbytur në detin Mesdhe pasi dy gomonet me të cilat po udhëtonin janë përmbysur.

Lajmin e bëri të ditur një shoqatë humanitare franceze, që po kryen kërkime për emigrantët, sipas të cilës në mjetet lundruese po udhëtonin 130 persona.

Ndërkohë, një varkë tjetër me rreth 40 emigrantë në bord konsiderohet e humbur.

Shoqata “SOS Mediterranee” deklaroi se ishin tre varkat që të mërkurën kishin dhënë alarmin për ndihmë, pasi po udhëtonin në det të trazuar, me dallgët që arrinin deri në 6 metra.

Ndërkohë, tre anije tregtare po ndihmojnë atë të shpëtimit “Ocean Viking” në kërkimet për varkat në ujëra ndërkombëtare, në veri-lindje të qytetit libian të Tripolit.

E gërryer nga konfliktet e armatosura, Libia është kthyer në një pikë të rëndësishme për emigrantët që kërkojnë të arrijnë Evropën.

Shoqata franceze deklaroi se mbi 350 persona kanë vdekur këtë vit në përpjekje për të arritur brigjet evropiane.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin deklaroi në një raport të publikuar në fund të marsit se vitin e kaluar mbi 2 mijë e 200 persona kishin humbur në det, por bilanci ka gjasa të jetë më i madh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026