Mbi 2 mln viktima nga COVID-19, “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave në BE

15 Janar 2021 | 20:50

Mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë ndërsa kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu zhgënjimin për hapat e ngadaltë me të cilat sipas tij vaksinat po shpërndahen në BE dhe i dha mbështetje përdorimit të produkteve të prodhuara jashtë Perëndimit, sidomos atë kineze Sinopharm.

“Menjëherë telefonova shefin e “Pfizer”, i cili më sqaroi se do të ketë një vonesë në shpërndarje në javët e ardhshme, por garantoi se të gjitha dozat e duhura për tremujorin e parë do shpërndahen në kohë. Ai është përfshirë personalisht në përpjekjet për shkurtimin e periudhës së shpërndarjes dhe për kapjen e ritmit të mëparshëm. Për ta arritur këtë i përcolla mesazhin se urgjentisht në duhen dozat për tremujorin e parë”, tha Ursula va nder Leyen, presidenti i KE.

Ndërkohë, Portugalia regjistroi 159 vdekje, duke shënuar rekord në ditën e parë të izolimit të ri. Numri i infeksioneve mbetet mbi 10 mijë në një vend me pak më shumë se 10 milionë banorë.

Një variant i ri brazilian i virusit është zbuluar në Britani. Në një konferencë shtypi nga Downing Street, kryeministri Boris Johnson njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna për t’u mbrojtur nga variantet e reja të COVID. Sipas tij, udhëtarët duhet të kenë si provë një test negativ të kryer në 72 orët e fundit. Britania regjistroi 1.280 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026