Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur

27 Korrik 2026 | 17:45

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të Bordosë. Rajoni Zhirond, që rrethon qytetin në fjalë, ka ndaluar ngritjen e kampeve për grupet e të rinjve dhe qëndrimet për personat me aftësi të kufizuara.

Njoftimi erdhi pasi pak më herët, prefektja e rajonit, Sophie Brocas, u bëri thirrje turistëve që të rishqyrtonin ardhjen.

“U bëj thirrje turistëve që të mos vijnë”, u tha ajo gazetarëve, pasi rreth 220 mijë persona u evakuuan.

Rreth 42 mijë hektarë llogaritet të jenë djegur në Zhirond, shumica prej të cilëve tokë pyjore dhe me shkurre, të bëra të thata nga vala e të nxehtit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 7 herë më të madhe se zona e Manhatanit, në Nju Jork dhe 4 herë përmasat e Parisit.

Ndërkohë, 105 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në Spanjë, me shumicën që e kanë kaluar natën në salla sportive dhe ekspozitash. Rreth 15 mijë persona janë detyruar të largohen deri tani nga qyteti bregdetar i Valencias dhe mbi 90 mijë të tjerë nga rajonet përreth Madridit dhe Avilës.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se zjarri kishte qenë shumë i dendur dhe intensiv dhe kushtet e motit pritet të përkeqësohen, me temperaturat që ditën e martë do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Në rajonet Madrid, Avila dhe Toledo vlerësohet se rreth 77 mijë hektarë janë prekur nga flakët, bëri të ditur Ministria për Tranzicionin Ekologjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026

Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik

Kafshët e egra po paguajnë një çmim të rëndë në zjarret e paprecedentë që përfshijnë Francën , veçanërisht në rajonin Gironde në jugperëndim të vendit....
18:49 | 27/07/2026