Mbi 50 milionë të prekur në botë me COVID-19, në Greqi shqetësuese situata në spitale

9 Nëntor 2020 | 11:45

Më shumë se 50 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën, janë këto të dhënat më të fundit nga universiteti John Hopkins sa i përket situatës së pandemisë.

SHBA, India dhe Brazili janë vendet që raportojnë shifrat më të larta. Por edhe situata në Evropë është shqetësuese. Duke nisur nga kjo e hënë, Portugalia imponon një shtetrrethim të ri në një përpjekje për të luftuar numrin e lartë të rasteve me COVID-19.

Në fillim të muajit tetor vendi hyri në gjendjen e emergjencës për shkak të trefishimit të të infektuarve. Kryeministri tha se mënyra e vetme për të kontrolluar pandeminë është të shmanget ndërveprimi shoqëror.

“Situata ishte shumë e vështirë gjatë valës së parë kur kemi pasur një numër të lartë shtrimesh në spital të cilat, në momentin më të kulminant, arritën në 1,300 persona. Sot situata është shumë më e rëndë sepse kemi 2,420 njerëz në spitale”, tha kryeministri i Portugalisë Antonio Costa.

Gjatë fundjavës, Greqia hyri sërish në izolim. Në shtetin fqinj është raportuar për më shumë se 47 mijë të infektuar, por ajo që i shqetëson autoritetet është rritja e të shtruarve në kujdesin intensive. Numri i pacientëve që aktualisht ndodhen në ventilator është dyfishuar në vetëm një muaj.

Zvicra po reagon duke thirrur në ndihmë edhe ushtrinë. Më shumë se 2500 trupa janë mobilizuar për të ndihmuar sistemin shëndetësor për të kryer sa më shumë testime. Masa vjen ndërsa qeveria kërkon të rrisë kapacitetin me disa spitale në rajonet më të prekura, pasi në shumë pika të kujdesit intensiv ka mbingarkesë. Por rivendosja e izolimeve vijon të shoqërohet edhe me protesta. Gjatë fundjavës me qindra qytetarë kanë protestuar në Madrid, Laipcig, Bukuresht. Në Zagreb po ashtu protestuesit kundërshtuan masat kufizuese duke e cilësuar  pandeminë mashtrim.

“Nuk jemi aspak të kënaqur me masat, veçanërisht me mbajtjen e maskës. Unë punon në sektorin e turizmit dhe ne po shkatërrohemi nga këto kufizime. Nuk mund të punojmë normalisht”, u shpreh një protestues.

“Pandemia nuk ekziston. Njerëzit janë të frikësuar nga diçka që nuk ekziston, ky është opinioni im”.

 

Lexoni gjithashtu:

Vala e dytë e COVID-19: Sllovakia nis testimet masive, numër rekord viktimash në Kroaci

Pandemia rëndon gjendjen me Covid-19 në Kosovë

26 viktima në 24 orë në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19

Shifra rekord, mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026