Mbi 55 mijë familje mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë

15 Prill 2022 | 16:13

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kw/orë në muaj do të prekë mbi 55 mijë familje.

Sipas të dhënave konfidenciale të siguruara nga Euronews Albania, në një studimin paraprak të kryer nga kompania e shpërndarjes së energjisë OSHEE, konstatohet se 5% e abonentëve familjarë marrin energji mbi këtë fashë.

Të njëjtat burime sqarojnë se është duke u diskutuar një çmim energjie mes vlerave 13 deri në 14 lekë/kilovat orë për familjarët që shpenzojnë mbi këtë kufi.

Por fjalën e fundit në kërkesën që do të dërgojë OSHEE-ja, do ta ketë Enti Rregullator i Energjisë Elektrike që merr vendimin për çmimet.

Euronews Albania pyeti pranë këtij institucioni, por zyrtarë të ERE-së thanë se akoma nuk kanë një kërkesë, ndërsa lanë të hapur mundësinë për të vendosur një çmim me fasha konsumi, siç ka qenë modeli i para 7 vitesh.

Vendimi pritet të frenojë konsumin e energjisë në kohën e krizës së çmimeve të larta, pasi konsumatorët familjarë zënë vetëm gjysmën e totalit të energjisë elektrike.

Aktualisht OSHEE-ja faturon 1 milion e 270 mijë abonentë, ndërsa konsumi mesatar vjetor i të gjitha familjeve është 230 kw/orë në muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026