Mbi 80 mijë viktima nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, shtohen vaksinimet

10 Janar 2021 | 12:35

Rreth 2 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, tha të dielën sekretari për shëndetësinë Matt Hancock.

“Në dy javët e fundit kemi vaksinuar më shumë persona se në gjithë dhjetorin, por do ta përshpejtojmë edhe shumë fushatën”, tha ai për BBC.

Britania synon të vaksinojë rreth 14 milionë qytetarë deri në mes të shkurtit, duke përfshirë personat mbi moshën 70-vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese, si dhe stafin shëndetësor.

Hancock tha se në ditë po vaksinohen rreth 200 mijë persona, duke mundësuar lehtësimin e masave në muajt e pranverës.

Më shumë se 80 mijë persona kanë humbur jetën në Britani, teksa shteti renditet në vend të pestë në rang global për shkallën e vdekshmërisë.

Me shfaqjen e variantit të ri të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ashpërsoi masat duke vendosur një shtetrrethim të tretë në Angli.

I pyetur nëse qeveria planifikon të prezantojë masa të reja, Hancock tha se nuk dëshiron të “spekulojë” por mesazhi i thjeshtë është “që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat në fuqi”.

 

Lexoni gjithashtu 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026